9/10/2025 6:32:58 AM

Maliqi: Të huajt shpresuan se Kurti do të bëhej pragmatik në pushtet dhe se Osmani do t’ia frenonte ambiciet radikale

Duhet të lexoni

Publicisti shqiptar, Shkëlzen Maliqi thotë se Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me një “koalicion populist”, kumbarët e së cilit sipas tij ishin edhe diplomatët perëndimorë.

Maliqi thotë se ndërkombëtarët besonin se Vjosa Osmani do të bënte më shumë sesa Isa Mustafa për t’i frenuar “ambiciet radikale të Albin Kurtit për të nisur një revolucion institucional në Kosovë”. Kësisoj, ata sipas Maliqit prisnin që Kurti do të zbutej për t’u koordinuar me SHBA-në dhe BE-në.

“Qeveria aktuale është një koalicion hibrid i Lëvizjes Vetëvendosje populiste ‘të majtë’ të Albin Kurtit me gjysmën renegate të votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me orientim djathtas, populist, që, kryesisht për ambiciet personale, u devijua në bashkëpunim me Kurtin nga presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani. Kumbarët e këtij koalicioni populist dukej se ishin edhe diplomatët perëndimorë, sepse mendonin se Osmani do të bënte më mirë se ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa për t’i frenuar ambiciet radikale të Albin Kurtit për ta nisur një revolucion institucional në Kosovë (përmbysja e procesit të privatizimit, hetimi i manjatëve ekonomikë që grabitën pronën publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit…) me shpresën se si kryeministër do të bëhet pragmatik dhe do të zbutet në drejtim të koordinimit strategjik me SHBA-në dhe BE-në”, tha ai në një intervistë për mediumin serb, “Radar”.

Maliqi thotë se Kurti dhe Osmani “nuk kishin struktura të personelit profesional me përvojë dhe të trajnuar, as një vizion të qartë se si duhet të drejtohej vendi”. Tha se “politika e tyre ekonomike është shumë konfuze”, dhe se ata “nuk i kuptonin fare prioritetet gjeostrategjike të Perëndimit në Ballkan dhe pse ishte e rëndësishme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përmbyllet sa më shpejt”.

Kur e fitoi pushtetin, sipas Maliqit, kryeministri Kurti “mendoi se e kishte fituar pushtetin sovran” dhe nisi të sillej me agresivitet ndaj ndërkombëtarëve.

“Kurti, i cili më parë donte të vinte në pushtet me revolucion, kur fitoi pushtetin në zgjedhje, mendoi se kishte fituar pushtetin sovran dhe filloi të sillet në mënyrë agresive ndaj ambasadorëve perëndimorë, veçanërisht ndaj amerikanëve, duke penguar të gjitha rekomandimet e tyre, në propozimin e secilit prej tyre kishte idetë e veta të rafinuara, para së gjithash, ai nuk e toleronte faktin që Perëndimi gjithmonë kishte parasysh interesat e Serbisë në dialog dhe në çdo propozim”, tha Maliqi.

Ai shton se Kurti “i dha një mësim, madje edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, se ishte naiv dhe nuk e kuptonte se kush ishte Aleksandar Vuçiq”.

“Kurti më pas vetë, pa konsultim, filloi të merrte masa për disiplinimin e serbëve të Kosovës që të ndërronin targat ilegale, të pranonin dokumentet e Kosovës, hoqi qarkullimin e dinarëve etj., për çka Amerika kërkoi që kjo të bëhej në koordinim dhe gradualisht”. Për këtë arsye, Maliqi thotë se Kurti beson se ka fituar popullaritet në masë, sepse “ai e portretizon guximin e tij si vendosmëri dhe guxim që u mungonte liderëve të mëparshëm të Kosovës që e trajtonin Perëndimin me përulësi”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate