8/24/2025 9:50:58 PM

Kurti shfaqet te Çadra e Iftarit te Pallati i Rinisë, Besnik Bislimi e ambasadori turk i bëjnë shoqëri

Duhet të lexoni

Kryeministri Albin Kurti ishte i ftuar sonte për të bërë iftar me përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke dhe qytetarë të pranishëm në Çadrën e Iftarit te Pallati i Rinisë.

Ai tha se është i nderuar që mori pjesë në këtë iftar, duke kërkuar që të përqendrohet tek ana shpirtërore e tek solidariteti me të tjerët.

“Me këtë rast ju dëshiroj agjërim të lehtë në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe një iftar të shijshëm sonte duke përkujtuar që ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, tek solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë, tek bashkëpunimi i shëndetshëm dhe tek vlerat e besimit e të shpresës”, u shpreh ai.

Kurti në fund pati edhe në porosi për agjëruesit me ndërrimin e orës nesër.

“Ky është gjithashtu edhe iftari i fundit me orën dimërore sepse sonte pas mesnatës ndërrohet ora dhe nesër iftari, mos e ngatërroni, nuk është në 18:08 por në 19:08”.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Motra e vëllezër,

Zonja dhe zotërinj,

Unë jam shumë i nderuar dhe i gëzuar që ky iftar na bëri bashkë të gjithë.

Me këtë rast ju dëshiroj agjërim të lehtë në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe një iftar të shijshëm sonte duke përkujtuar që ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, tek solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë, tek bashkëpunimi i shëndetshëm dhe tek vlerat e besimit e të shpresës.

Me ketë rast kisha dashur që në veçanti të përshëndes shkëlqesinë e tij ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, Kryetarin e Odës Tregtare Kosovaro-Turke, Abdurrahman Balkiz, anëtarin e Odës dhe gjithashtu sponsorin e këtij iftari z. Güris, zëvendëskryeministrin në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe natyrisht që e lash si ëmbëlsirën për fund, nga Vakfi Ejup Sultan i Turqisë, organizator i çadrës së iftarit prej vitit në vit sa herë që bëhemi bashkë këtu te Pallati i Rinisë, Iskender Janova.

Ky është gjithashtu edhe iftari i fundit me orën dimërore sepse sonte pas mesnatës ndërrohet ora dhe nesër iftari, mos e ngatërroni, nuk është në 18:08 por në 19:08.

Iftar të këndshëm dhe Zoti ua bëftë kabull të gjithëve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate