Treqind e gjashtëdhjetegjashtë (366) kontejnerë të rinj do të vendosen në zona të ndryshme të Kryeqytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.
Kontejnerët janë prodhim gjerman.
“Brenda muajit shtohen edhe mbi 1000 tjerë, ndërkohë, po ashtu do të shpërndahen kontejnerët tjerë, prodhim vendor nga Ndërmarrja Publike Banesore” thuhet mes të tjerash në njoftimin e komunës.