Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.
Raportohet nga burimet për media se ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
Ndër të tjera bëhet me dije se Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.