Dy turistë kroatë, janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ku dyshohet se një prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.
Në ndihmë të tyre janë nisur grupi i kërkim-shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona.
Sipas raportimeve paraprake, dy turistët kroatë, burrë dhe grua, janë aksidentuar pranë liqeneve në Jezercë, për pasojë ka ndërruar jetë gruaja.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë bora dhe temperaturat jo të favorshme të momentin, qe e bëjnë shumë të rrëshqitshme.