11/2/2024 5:34:22 AM

Sfeçla: Radoiçiq po trajnon terroristë të tjerë

Duhet të lexoni

Serbia është mësuar që të luajë rolin e viktimës qoftë dhe në rastin e Banjskës. Për mua si dikush që është rrit në Kosovë, por dhe që kam qenë në realitetin politik të saj, sjellja e Serbisë nuk është e befasishme. Befasuese është sjellja e qarqeve të ndryshme në Bashkimin Evropian. Sot dëgjova një deklaratë të zv/kryetares së PE e cila shprehte kundërshtinë e saj ndaj qasjes së pabalancuar, të padrejtë të BE, ku struktura ekstremiste të Serbisë sulmuan KFOR. Dhe në vend që Serbia të dënohej, iu vunë sanksione Kosovës. Dhe prandaj ndodhi dhe sulmi i Banjskës, pasi u toleruan disa ngjarje të mëparshme si rrëmbimi i policëve të Kosovës apo sulmet ndaj KFOR në veri. Ishte një sulm serioz 3 pjesëtarë të KFOR humbën gjymtyrët, dihet kush e dhanë urdhrin”, tha Sveçla për A2 CNN.

Ministri i Brendshëm shtoi se tashmë partnerët i kanë të gjitha të dhënat për këtë ngjarje të rëndë dhe shtoi se Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e dënimit të vetëm Radoiçiq pasi ai sipas tij urdhërohej direkt nga presidenti Vuçiq

Sveçla shtoi se Milan Radoiçiq është në krye të trajnimit të grupeve terroriste dhe mund të ndërmarrë ndonjë tjetër sulm nëse merr urdhër.

“Dhe për Banjskën i kemi ndarë informatat me partnerët dhe ka hezitim për të mbajtur qëndrim ndaj Serbisë. Nuk duhet të biem në kurthin e dënimit vetëm të Raidoçiç. Ai ka qenë kryetar i një subjekti politik të lidhur drejtpërdrejt me Serbinë. Pastaj është armatosur dhe trajnuar në kazermat e Serbisë. Është financuar nga shteti i Serbisë dhe urdhrat i ka marrë nga Vuçiq. Ai është udhëheqësi i grupeve të trajnimit dhe mund të marrë ndonjë urdhër tjetër nga Vuçiq për të sulmuar”, përfundoi Sveçla

Nisur nga qëndrimi i fortë që ka mbajtur i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që e tha qartë se bashkëpunimi i tij me qeverinë e Albin Kurtit është i vështirë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla theksoi se marrëdhënia me SHBA-BE është shumë e mirë, për shkak se palët ndajnë vlera të njëjta.

Mirëpo, në intervistën në Ditarin Kosova” me gazetaren Rosalba Bejdo, ai nuk kurseu kritikat sa i përket qëndrimit të SHBA ka mbajtur përkundrejt Serbisë, sipas së cilit është shumë i butë. Ky qëndrim, për ministrin e Brendshëm, nuk bën asgjë tjetër përveç se e inkurajon atë që të ketë një sjellje më të egër në raport me Kosovën

Kemi komunikim dhe raporte të mira me SHBA-BE, duam të bëhemi pjesë e Evropës, e NATO, nuk kemi dallim në sistemin e vlerave, dallimi ku ne i kemi janë realisht ne mendojmë se qasja e tyre në raport me Serbinë është gabim, tolerimi i sjelljes kriminale të regjimit të Serbisë dhe satelitëve të tyre në Bosnje dhe Kosovë dhe influencës destruktive në rajon i inkurajon ato të jenë edhe më të egër”, u shpreh Sveçla

Ai e krahasoi qasjen e ndërkombëtarëve në kohën e Sllobodan Millosheviç, të njëjtë me atë ndaj Aleksandar Vuçiq sot. Sveçla tha se Millosheviç u tolerua më shumë sesa duhej dhe ajo që ndodhi ishte një masakër, e prandaj thekson se duhet të reagojnë në kohë ndaj Vuçiq.

“Duke stabilizuar sitën qoftë dhe e padrejtë do mund të blejnë kohë për ndryshimin e qasjes së Serbisë. Ne jemi të bindur se me regjim si Vuçiq Serbia nuk ndryshon, kjo jo vetëm se e thotë realiteti, na e mëson dhe historia. Millosheviç është toleruar më shumë sesa duhet, u desh që të vriteshin qindra mijëra qytetarë që të vriteshin, që perëndimi të shoh që duhet të mbajë një qëndrim të vendosur jo vetëm në kundërshtim, por edhe ndëshkim të Serbisë, sa më shumë të tolerohet aq më shumë do tentojë që të shfrytëzojë benefite nga të gjitha anët”, përfundoi Sveça


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Diagnostikohet me kancer ish-konkurrentja e "Për'puthen"/"Zoti më ka zgjedhur mua

“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të mom ...

Burimi i drejtohet Anës dhe Lejlës: Koftë kismet, unë në krevat tuajin

Gjatë një bisede, Burimi i është drejtuar Anës dhe Lejlës se “koftë kismet, unë në krevet me ju&rdq ...

Shifra marramendëse, sa kushtoi veshja e Jonida Vokshit natën e parë të “BBVK”

Mbrëmjen e djeshme, (18 tetor) nisi edicioni i tretë i “BBVK”. Siç e dimë tashmë dy moderatorët e kët ...

Jetë / Stil

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Sport

Zhegrova merr dhuratë nga Mbappe, 9-shen e famshme

Anësori kosovar, Edon Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në Ligue-n 1.Ylli i Lille, së fundmi ka post ...

Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës

Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Maratonën e Tiranës, duke vendosur një rekord kombë ...

Barazim pa gola në derbin Tirana-Dinamo

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim pa gola.Në ndeshjen e zhvilluar në Vlor ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate