Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së saj. Lidhur me rastin janë deklaruar tashmë edhe nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Zekije Raqin, 50-vjeçare, vdekja e të cilës është cilësuar e dyshimtë.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.