Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbinë e presin ditë të vështira përpara.
Duke mos dhënë detaje të shumta, Vuçiç tha se kishte marrë lajme të këqija në 48 orët e fundit. Sipas tij këto lajme, kërcënojnë interesat kombëtare të Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë.
Presidenti serb e cilësoi këtë si sfidën më të vështirë të Serbisë.
“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lloj lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë dhe Srpska-s. Në ditët në vijim do t’i njoh popullit të Serbisë me të gjitha sfidat që kanë përpara. Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.
Ndërkohë, sa i takon dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dy ditë më parë dështoi takimi trepalësh i organizuar në Bruskel për arritjen e një propozimi të pranueshëm nga palët sa i takon heqjes nga qarkullimi të dinarit serb.top Channel