Një grua është goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës pasditen e së martës.
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
E njëjta ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore”, ka thënë ajo.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”. /Insajderi.org/