12/23/2025 5:37:27 AM

Hoxha: Derisa Radoiqiç dhe grupi i tij janë të lirë, rreziku mbetet i lartë

Duhet të lexoni

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se rreziku është aktiv, derisa grupi i Radoiçiqit vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kanë vërejtur lëvizje të forcave serbe në kufirin e vendit, për çka shtoi se i kanë monitoruar në bashkëpunim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in.

Ai nuk komentoi deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, veçse shtoi se në afërsi të kufirit të Kosovës ka pasur lëvizje të forcave serbe.

“Tash ne nuk mundemi me i komentu definimet e subjekteve politike në këtë rast edhe të kryeministrit. Ajo se çka mundemi me thënë është se Policia e Kosovës i ka kapacitetet e veta edhe në funksion edhe të ngritura në nivelin më të lartë të gatishmërisë me qëllim që çdo sulm, tentativë, stabilizim të vendit me i dal ballë dhe me e kry detyrën me sukses. Ka pas lëvizje të forcave serbe në kufi të Republikës së Kosovës ne i kemi vërejtur dhe i kemi monitoruar. Faktikisht ne jemi duke punuar me KFOR-in dhe EULEX-in atje kemi batoni të përbashkëta KFOR-i ka shtuar prezencën e vetë dhe me ushtarët atje dhe me teknikë kështu që duhet me shpresu që të mos kemi telashe serioze. Sidoqoftë derisa Radoiçiq dhe grupi i tij terrorist vazhdon të jetë i lirë dhe vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës rreziku është akoma më aktiv”, u shpreh Hoxha pas përfundimit të Komisionit”, tha Hoxha pas raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në takimin e djeshëm të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës, Hoxha tha se kanë diskutuar për adresimin e 14 kërkesave.

Drejtori i PK-së tha se po punojnë për përmirësimin e kushteve, përfshirë uniformën, ushqimin e transportin.

Dje kemi pas takim me ministrin Sveçla dhe me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës kemi diskutuar për anëtarësimin e kërkesave çështjeve që i ka ngritur Sindikata që është një numër prej 14 dhe po punojmë që në vazhdimësi adresime të çështjeve Sindikatës dhe Policëve tanë duke filluar nga kushtet e punës, uniformës, ushqimit, transportit dalëngadalë që ato t’i adresojmë në mënyrë që policët tanë me qenë të motivuar për më i kry punët e veta po punohet në shumë drejtime dhe shumë prej tyre janë adresuar dhe shumë do të adresohen muajve në vijim. Te çështja e gomave të dimrit tash e kemi kaluar edhe sezonën shumica e gomave të Policisë janë ndërruar disa kanë pasur probleme edhe për shkak të veturave të larta gomave specifike që kanë qenë autoriteti ka qenë të autoriteti qendror i prokurimit sepse ata kanë bërë këtë, kërkesat janë bërë me kohë, jo Policia dhe ne nuk mundemi ne të japim llogari për dikë që nuk kemi kontraktuar vetëshërbimin”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate