5/9/2024 12:43:25 PM

Shtrenjtimi i rrymës? ZRRE tregon nëse do të ketë rritje të çmimeve

Duhet të lexoni

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka konfirmuar për KosovaPress, se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Në një përgjigje me shkrim, ata thonë se në vlerësimin e kostove me shumicë për vitin 2024, ZRRE ka marrë në konsideratë çmimet aktuale, pasi siç thonë “nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga palët të cilat i nënshtrohen rregullimit për rishikimin e çmimit të blerjeve të energjisë nga KEK-u, andaj nuk do të ketë ndryshim të çmimeve”.

Megjithatë, njohës të ekonomisë kanë ngritur shqetësimin e tyre në rast se do të ndodhte kjo rritje. Sipas tyre, me shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike, do të shtrenjtohen edhe produktet e konsumit, e po ashtu do të vështirësohet jeta e qytetarëve dhe të bërit biznes.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e tij të dytë (II) për këtë vit, të mbajtur, më 22 mars 2024, ka miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) të operatorëve të Transmetimit/Tregut (KOSTT), Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit me Shërbim Universal (KESCO). Vlera e përgjithshme e miratuar e THL-së për periudhën rregullative prill 2024 - mars 2025 është vendosur të jetë 399.62 milionë euro. Sipas vendimit, bordi ka kërkuar nga operatorët që bazuar në të hyrat e lejuara, të dorëzojnë sa më shpejt që është e mundur kërkesat për tarifat e reja, të cilat do të miratohen në seancën e ardhshme të bordit. Siç përshkruhet në raportet tashme të publikuara, ZRRE nuk ka pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga palët të cilat i nënshtrohen rregullimit për rishikimin e çmimit të blerjeve të energjisë nga KEK-u, prandaj në vlerësimin e kostove me shumicë për vitin 2024, ZRRE ka marrë në konsideratë çmimet aktuale”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga ZRRE.

Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Zana Beqiri konsideron se rritja e çmimit të energjisë do të pasonte me rritje të faturave që paguajnë qytetarët. Sipas saj, çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike, do të ndikojë në koston e bizneseve.

Beqiri derisa vlerëson se çmimi i energjisë nuk duhet të ngritët, thotë se përderisa Kosova vazhdon të jetë nën sanksione, vendi po humb edhe me fonde ndërkombëtare, pasi siç thotë ajo, nuk kanë mundësi të kenë qasje.

Se nuk duhet të rritet çmimi i tarifave të energjisë elektrike, e thotë edhe njohësi për çështje të ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Sipas tij, vazhdimisht është duke u renduar jeta e qytetarëve, e po ashtu edhe të bërit biznes. Kadriaj, po ashtu akuzon qeverinë për mungesë të politikave të mirëfillta në zhvillimin ekonomik të vendit.

KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) lidhur me kërkesën e tyre për shtrenjtim të energjisë elektrike, për çmimin dhe arsyejet e kësaj kërkese, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kësaj teme.Kujtojmë se çmimet e energjisë elektrike në botë kanë nisur të rriten me të madhe në fillim të vitit 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, për çfarë nisi edhe inflacioni të rritet me shpejtësi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“Romeo, influencëri më i mirë”, Anaidi zbulon shifrat e frikshme që merr aktori për një postim në Instagram

Anaid Kaloti i ftuar tek E Diell ka treguar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj ...

Një “banor” i ri i bashkohet “Ferma VIP”, si reaguan lojtarët

Në fermën më të njohur në vend është bashkuar një pjesëtar i ri.Një iriq i është bër& ...

“Bashkë”/ Bardhi dërgon dron brenda ‘BBV’, ja cilët janë dy banorët që këngëtari surprizoi

Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka nisur një dron, me nj&eu ...

Jetë / Stil

Ndalimi i habitshëm, Milano nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës.Në ...

Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!

Ata janë një nga frutat më tipike të verës: të shijshme dhe me ngjyra, ata promovojnë humor të mirë dhe n ...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet s ...

Sport

Arsenali triumfon në derbin londinez, vazhdon luftën për titull

Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Tottenhami, duke triumfuar 3-2 në kuadër të j ...

Fitojnë Ballkani e Llapi, Drita ndalet nga Dukagjini

Është përmbyllur edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.Ballkani regji ...

Pesë lojtarët që nuk e kanë vendin e sigurt tek Barcelona pas qëndrimit të Xavit

Në janar të këtij viti trajneri i Barcelonës, Xavi, kishte tronditur të gjithë pas vendimit që mori për të ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate