5/9/2024 9:45:06 PM

Hasani pritet në takim nga Papa Françesku: Vlerësim për shembullin që Shqipëria i jep botës

Duhet të lexoni

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit në Selinë e Shenjtë në një audiencë private nga Papa Françesku.

Ministri Hasani, në emër të qeverisë dhe shtetit shqiptar vlerësoi përpjekjet e Atit të Shenjtë dhe të Kishës Katolike për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe harmoninë midis komuniteteve fetare, kombeve dhe popujve në botë.

“Vlerësimi i thellë i Shenjtërisë së Tij për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare, vazhdon të jetë një frymëzim dhe dritë udhërrëfyese për përpjekjen e vazhdueshme të vendit tonë për të qenë në anën e duhur të të historisë”, theksoi ministri Hasani.

Në takimin me Papa Françesku u vlerësua harmonia fetare në Shqipëri si një model shumë i mirë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë janë shumë të rëndësishme dhe shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin (1991) përkon me vendosjen e pluralizmit dhe demokracisë, që solli lirinë për institucionet, edhe ato fetare, dhe riktheu besimin e shqiptarëve.

Këtë vit mbushen 10 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, i cili zgjodhi të vizitojë Shqipërinë si vendin e parë në Evropë pikërisht për Dialogun Ndërfetar midis besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri dhe për të nderuar martirët e persekutimit të regjimit komunist


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Egla pëson komplikacion shëndetësor, mjekët hyjnë brenda shtëpisë së Big Brother!

Aktorja Egla Ceno, është një nga banoret më të komentuara dhe më lojtare në këtë ”Big Brother Alban ...

“Romeo, influencëri më i mirë”, Anaidi zbulon shifrat e frikshme që merr aktori për një postim në Instagram

Anaid Kaloti i ftuar tek E Diell ka treguar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj ...

Një “banor” i ri i bashkohet “Ferma VIP”, si reaguan lojtarët

Në fermën më të njohur në vend është bashkuar një pjesëtar i ri.Një iriq i është bër& ...

Jetë / Stil

Ndalimi i habitshëm, Milano nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës.Në ...

Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!

Ata janë një nga frutat më tipike të verës: të shijshme dhe me ngjyra, ata promovojnë humor të mirë dhe n ...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet s ...

Sport

Atletico Madrid i gatshëm ta lë Joao Felixin te Barça, por vetëm me një kusht

Atletico Madrid është i hapur për të shkëmbyer Joao Felix me Ferran Torres gjatë verës, thotë Diario Sport.Kjo ...

Arsenali triumfon në derbin londinez, vazhdon luftën për titull

Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Tottenhami, duke triumfuar 3-2 në kuadër të j ...

Fitojnë Ballkani e Llapi, Drita ndalet nga Dukagjini

Është përmbyllur edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.Ballkani regji ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate