Për këtë rast policia kanë dhënë detaje në raportin e tyre ditor, shkruan lajmi.net.
Ata thanë se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë me 11 fishekë dhe një gëzhojë.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Istog / 24.03.2024-16:10. Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e tyre ditor.