Presidentja Vjosa Osmani në dyvjetorin e vdekjes së ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, ka nderuar veprën e saj pranë bustit të vendosur në Prishtinë.
“Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, ne nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright. Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj këmbëngulës për lirinë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Osmani në X.
Albright ka pasë një rol vendimtar për vendimin e NATO-s për të nisur bombardimin e Jugosllavisë dhe ka luajtur rol jetik në procesin e çlirimit të Kosovës.