9/11/2025 9:25:12 PM

Zyrtarja britanike në OSBE: Sulmet ajrore të NATO’s s’ishin kundër popullit serb, por për të ndalur krimet e Millosheviqit në Kosovë

Duhet të lexoni

Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Deidre Brown, ka folur me rastin e 25 vjetorit të fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s. Deidre ka thënë se konfliktet që kanë ndodhur gjatë viteve 90-ta e që e kishin shoqëruar shpërbërjen e Jugosllavisë, kanë qenë një kohë e errët edhe për Evropën.

Zyrtarja britanike ka kujtuar fjalët e Sekretarit të NATO-s në vitin 1999 se fushata e bombardimeve e udhëhequr nga NATO s’ka qenë kundër popullit serb dhe se ajo kishte nisur për t’iu dhënë fund abuzimeve në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut të kryera në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, e që kanë pasur implikime në sigurinë e rajonit dhe atë të Evropës.

“Fushata pasoi më shumë se një vit përpjekjesh intensive nga OKB-ja dhe Grupi i Kontaktit dhe ishte zgjidhja e fundit në përgjigje të vrasjeve masive dhe një krize humanitare. Misioni Verifikues i OSBE-së në Kosovë, i themeluar nga ky Këshill në tetor 1998, luajti një rol kyç në vendosjen objektive të situatës në terren”, ka thënë ajo, .

Deidre tutje ka shtuar se pas vitesh konflikti dhe dhune, ndërhyrja e NATO-s i kishte dhënë fund armiqësive, duke rihapur perspektivat për komunitetet për të ndërtuar një të ardhme pozitive së bashku

Duke përmendur ngjarjet e fundit, zyrtarja britanike ka thënë se normalizimi dhe pajtimi vazhdojnë të mbeten ende të pakaptshme. Ajo iu ka bërë thirrje të dy shteteve që të zbatojnë angazhimet e marra në kuadër të procesit të noramlizimit.

“Kosova e vitit 2024 është e panjohshme nga ajo e vitit 1999 dhe ne jemi krenarë për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e progresit të saj. Ashtu si partnerët e tjerë të NATO-s, Mbretëria e Bashkuar po punon për të ndërtuar partneritete largpamëse me Serbinë, Kosovën dhe vende të tjera në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne inkurajojmë të gjitha shtetet në rajon që të respektojnë Deklaratat e tyre të Përbashkëta të vitit 2018 për të bashkëpunuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, personat e zhdukur dhe trajtimin e krimeve të luftës, të bëra në kuadër të Procesit të Berlinit. Ngjarjet e fundit kanë treguar se edhe sot, normalizimi dhe pajtimi mbeten të pakapshme. U bëjmë thirrje liderëve të Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë angazhimet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve të tyre dhe për të ofruar të ardhmen paqësore, të qëndrueshme dhe të begatë që qytetarët e tyre meritojnë”, ka përfunduar ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate