Autoritetet në Turqi jetojnë prej muajsh nën kërcënimin e një tërmeti të madh në Stamboll, i cili pritet të ketë efekte shkatërruese të një tërmeti të tillë si cunami.
Sizmologu turk, Naci Gyorur , ka paralajmëruar se Stambolli mund të goditet nga një tërmet me magnitudë nga 7.2 deri në 7.6 Rihter.
Në një intervistë për TGRT Haber, sizmologu tha se autoritetet në Stamboll duhet të përgatisin qytetin për një tërmet me përmasa të mëdha. Ai tha se është e domosdoshme që ndërtesat të kenë sisteme antisizmike.
“Ekziston mundësia e magnitudave 7.5 dhe 7.6….Ne e dimë se cilat pjesë të Stambollit do të jenë më të rrezikuiara në rast tërmeti. Shpresoj që Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit të bëjë atë që është e nevojshme për të përgatitur qytetin për një tërmet. Ndër këto kërkesa janë edhe detajet e qytetit. Qyteti nuk përgatitet rastësisht për një tërmet. Kur bëhet fjalë për përgatitjen e Stambollit për një tërmet, siç mendojnë një pjesë e konsiderueshme e politikanëve të sotëm, menjëherë mendojnë për stokun e ndërtesave….
Por nuk është e mundur që Stambolli të përgatitet për një tërmet me një strukturë të thjeshtë ndërtimi . Nëse i përgatit të gjithë elementët e qytetit, publikun, infrastrukturën, stokun e ndërtesave, ekosistemin dhe mjedisin dhe ekonominë për një tërmet në të njëjtën kohë në mënyrë të integruar, do ta kesh përgatitur qytetin për një tërmet”, tha sizmologu turk.