Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka ndarë një postim në rrjetet sociale për të treguar në mënyrë të përmbledhur rreth vizitës së Emisarit të SHBAve z.Gabriel Escobar. Në këtë postim tregon për vizitat që janë realizuar dhe me kë janë takuar gjatë kësaj vizite. Ajo që ngacmon në këtë postim janë fjalët ku thuhet: “Kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe tani, por mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”.
Aty ku po flitet për “sfida në marrëdhëniet mes palëve”, Amabsada Amerikane i referohet marrdhënieve sfiduese me Albin Kurtin dhe qeverinë e Vetëvendosjes, sepse kështu kishte thënë në mënyrë eksplicite (troq) Escobar në intervistën e tij të dhënë për media.
Postimi i plotë:
“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për të mbështetur çuarjen përpara disa çështjeve urgjente. Siç ka theksuar edhe Emisari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe tani, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”.