9/7/2025 3:57:40 AM

Gruda: Qeveria Kurti mbron të korruptuarit e sulmon prokurorin – nuk kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë

Duhet të lexoni

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar sot për betejën e qeverisë me institucionet e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe sfidat e pushtetit për të kaluar filtrat e Kushtetueses me ligje të ndryshme.

Përparim Gruda, drejtues i depratamentit për drejtësi në PDK, sulmet e qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë i përshkruan si jonormale, por thotë për një qeveri i cila ka sjellje autoritare kjo edhe mund të jetë normale.

“Qeveria jonë është populliste dhe në vazhdimësi sulmon gjyqësorin dhe institucionet e drejtësisë. Sulmi i qeverisë ndaj këtyre institucioneve ka degraduar, ka kaluar në një shkallë tjetër ku qeveria i merr në mbrojtje njerëzit e saj të akuzuar për korrupsion dhe i sulmon prokurorët, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Rasti më i rënd që qeveria i del në mbrojtje të akuzuarit për korrupsion dhe sulmon prokurorin është ai ambasadorit Martin Berishaj dhe kryeshefit të KEK-ut. Vet kryeministri Kurti në seancë parlamentare ka mbrojtur kryeshefin e KEK-ut dhe ka sulmuar prokurorin, gjithçka ishte nga një kryeministër vetëm kjo jo”, ka thënë Gruda i PDK-së.

Kryeministri Kurti sipas Grudës ka bërë atë që nuk do të duhej ta bënte asnjë kryeministër normal, ngase korrupsioni për rastin e KEK-ut ishte shumë i dukshëm

Gruda ka thënë se përveç kryeministrit edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në vazhdimësi sulmon prokurorët e gjyqtarët me emër dhe mbiemër dhe i komenton rastet e gjykatave, që Gruda thotë se është e paprecedent për një ministër të drejtësisë.

“Këto sulme që qeveria po ia bënë organeve të drejtësisë po bëhen me qëllim që të mbulohen gjitha dështimet e kësaj qeverie me reformu gjyqësorin, me përfundua procesin e vetingut dhe me pas sukses në luftën kundër korrupsionit, kjo qeveri nuk ka as strategji për luftën kundër korrupsionit, pra është shumë me lehtë me dal e me i akuzu organet e drejtësisë në përpjekje për me i mbulu dështimet e tyre”, ka shtuar Gruda


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate