Aleksandër Vuçiç dorëzohet edhe njëherë tjetër përballë rregullave të vendosura nga institucionet në Kosovë. Banka shtetërore serbe ka hapur 4 degë të improvizuara me kapanone në territorin e Serbisë, pranë kalimeve kufitare me Kosovën në Jarinjë, Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Bërnjak.
Sipas Beogradit zyrtar, serbët e Kosovës mund të shkojnë në këto degë për të tërhequr pensionet dhe pagat e tyre që u jepen nga shteti serb.
“Muajin e kaluar, Prishtina ndaloi monedhën e dinarit në Kosovë dhe Metohi, për shkak të së cilës serbët u detyruan të udhëtonin qindra kilometra deri në degët më të afërta në Serbinë qendrore për shkak të mungesës së dinarëve, të shpenzonin para të konsiderueshme për udhëtim, të braktisnin punën, por edhe të përballen me probleme të tjera të shumta.”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.