Pallati i Rinisë në Prishtinë do t’i hyjë shumë shpejt procesit të hidroizolimit, termoizolomit dhe rregullimit të xhamave. Kështu njoftoi i pari i Kryeqytetit, Përparim Rama.
“Së shpejti nisin punimet për hidroizolimin, termoizolimin e po ashtu edhe rregullimin e xhamave në Pallati i Rinisë.
Kjo do të bëhet falë marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti transformues për Pallati i Rinisë, të cilin sot e nënshkruam bashkë me Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka”, thuhet në njoftim./Katror.info