Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan.
Ajo ka thënë se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë.
“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje”.
“Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin nder njerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar Osmani.