Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka udhëtuar për në Kroaci.
Përmes një postimi ai tregoi se kishte shkuar të takohet me bashkëatdhetarët atje.
Përveç tyre ai u takua edhe me ish Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.
“Kishim një drekë shumë miqësore me ish Presidentin Stjepan Mesiq, i cili vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me shqiptarët në Kroaci”, ka thënë Hoti në postimin e tij.
Përndryshe Hoti para disa ditësh u takua edhe me bashkëatdhetarët në Vjenë.