Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes një postimi në “X”, ambasadori amerikan ka uruar që ky muaj të sjellë dritë, paqe dhe begati
“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar Hovenier.
Besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe ata në Kosovë nesër do të nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, ku për 30 ditë ata do të agjërojnë