12/22/2025 9:10:03 PM

Incidenti i shkrepjes më armë zjarri në Shtërpcë, Policia arreston të dyshuarin, del pozitiv në alkooltest

Duhet të lexoni

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një përgjigje për Gazeta10 ka konfirmuar se sot rreth mesditës kanë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri në fshatin Biti e Ulët të Shtërpcës.

Veseli ka treguar se menjëherë pas këtyre informacioneve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe ta arrestojnë. Bëhet fjalë për të dyshuarin N.N mashkull kosovar i moshës 68 vjeçare, i cili në afërsi të një shtëpia ka shkrepur dy fishekë me armë zjarri.

“ Me datën 09.03.2024 rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Biti e Ulët të Shtërpcës ka të shtëna me armë zjarri . Menjëherë në atë drejtim janë nisur ekipet e policisë të cilët kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 68 vjeçar, i cili në afërsi të një shtëpie kishte shtënë në ajër me armë zjarri, duke shkrepur dy fishekë”, ka thënë Veseli për Gazeta10.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për stacionin e Policisë së Kosovës në Shtërpcë ku i është bërë edhe alkooltesti, e ku i njëjti ka rezultuar pozitiv me 0.62 promila.

I njëjti me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura hetimore dhe i janë sekuestruar arma e zjarrit dhe 33 fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe është testuar me alkooltest, ku ka rezultuar me 0.62 promila.Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedua tjera hetimore, ndërsa arma e zjarrit (pistoletë) dhe 33 fishekë janë sekuestruar”, ka thënë Veseli për Express.

Rasti në fjalë është cilësuar si ” Përdorimi i armës së zjarrit dhe armëmbajtje pa leje”

 Për rastin në fjalë sot gjatë ditës ka reaguar politikani serb dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtic, duke thënë se personi që ka shtënë me armë është nga Suhareka, dhe siç ka pretenduar Jevtic i njëjti “ka thirru terma nënçmues për banorët serbë që ishin aty”

 Ai ka bërë të ditur se më 11 mars do të mbajë edhe një takim me përfaqësuesit e fshatit Biti dhe se për të martën ka thirrur një mbledhje urgjente të Komisionit për Siguri.

 “Publiku do të njoftohet për të gjitha detajet dhe hapat e ardhshëm pas këtyre takimeve”, thuhet në reagimin e Jevtic./Gazeta10


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate