12/25/2025 5:51:14 AM

Kryetari i Odes Ekonomike: Dëmet e shkaktuara prej masave të BE-së janë afro 300 milionë

Duhet të lexoni

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se mungesa e investimeve të huaja e ka dëmtuar tej mase Kosovën, ndërsa dëm po aq të madh, sipas tij, po i sjellin edhe tensionet në veri.

Rafuna tha se tensionet në veri të vendit e dëmtojnë imazhin e Kosovës në sytë e investitorëve potencialë, teksa kërkoi më shumë angazhim në përmbyllje të dialogut me Serbinë.

“Tek pjesa investimeve kemi nevojë shumë, është e vërtetë që nuk qëndrojmë mirë, sidomos me miq shumë kualitativë, në kuptimin që me sjellë prodhues, me sjell brende që janë të njohura jo vetëm në Evropë po edhe më gjerë. Pra brende që janë të njohura botërisht, të cilat neve nuk kishin me na sjellë vetëm të mira materiale në kuptimin e makinerisë por do të na kishin sjellë edhe njohuri domethënë në kohën e njëjtë do të na kishin shërbyer edhe për të mirë për ta ndryshuar imazhin e Kosovës dhe për të përçuar një mesazh edhe të investitorë të tjerë që Kosova është një vend stabil”, tha Rafuna.

Ai foli edhe për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian që i ka vendosur ndaj Kosovës, ku tha se dëmet janë rreth 300 milionë euro, e që sipas tij, po vazhdojnë të rriten, teksa i kërkoi qeverisë që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të saja që këto masa të hiqen.

“Kërkesa jonë është edhe ndaj institucioneve këtë rast Qeverisë së Republikës së Kosovës, që këto masa të largohen sa më shpejtë, kërkesa jonë orientohet te qeveria që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të tyre, që të i plotësojnë kushtet që kërkohen në mënyrë që të largohen sa më shpejt këto masa se jo vetëm që po ndikojnë që ne mos me thith burime, mos me thith projekte, projekte që deri më tani sipas informatave që i kemi sillen rreth 300 milionë, mirëpo kjo shkon duke u rritur për arsye se çdo muaj vinë projekte të reja që ne nuk mund t’i marrim se nuk mund të implementojmë për shkak të masave që janë vendos”, tha Rafuna për EkonomiaOnline.

Rafuna tha se tensionet që ndodhën viteve të fundit në veri të Kosovës, i sheh si të dëmshme për investitorë të huaj, pasi sipas tij, në mediet ndërkombëtare, Kosova paraqitet si shtet jostabil dhe me tensione.

“Tensionet që ndodhin në Kosovë pa dyshim që nuk janë një mesazh i mirë për investitorët e huaj. Dihet që mediet botërore thuajse hiç ose rrallë shumë japin lajme të mira ose mesazhe që Kosova është një vend me një rini shumë të mirë ose që Kosova ka një potencial të mirë për të thithë investime të huaja”.

“Por zakonisht ato i paraqesin fotografitë kur ka tensione, kur mbyllet një rrugë ose siç e kishim rastin e sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e ekstremistëve serb në pjesën veriore dhe një investitor i huaj, një qytetar i huaj, ai nuk e dinë siç është gjendja çfarë lloj incidentesh janë ato dhe kështu që njëfarë forme sikur hezitojnë me ardhë me investua në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa dëmet e shkaktuara prej masave të Bashkimi Evropian, kapin shifrën e 300 milionë euro. Kjo shumë, thotë Rafuna shkon duke u rritur përditë. Për këtë ai kërkon koordinim nga institucionet kosovare me ato ndërkombëtare.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate