12/23/2025 10:40:13 PM

Zelensky takim 'kokë më kokë' me presidentin Erdogan, zbardhen temat e nxehta të bisedimeve

Duhet të lexoni

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar nga afër Turqinë në këtë 8 Mars teksa bisedon me homologun e tij, Recep Tayyp Erdogan, për luftën kundër Rusisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, eskpertëve ushqimore urkainase dhe sigurisë.

Presidenca ukrainase tha se dy udhëheqësit po ashtu do të bisedojnë për formulën për paqe prej 10 pikash të Kievit që synon t’i japë fund konfliktit, por edhe për lirimin e të gjithë të arrestuarve ukrainas dhe të dëbuarve, si dhe për sigurimin e stabilitetit ushqimor botëror përmes transitit të sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi.

Formula për paqe e Ukrainës bën thirrje për tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga Ukraina, rivendosjen e kufijve të shtetit të vitit 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe mbajtjen përgjegjëse të Rusisë për veprimet e saj. Më herët, Kremlini ka refuzuar kërkesa të tilla.

Një vëmendje e veçantë gjatë vizitës do t’iu jepet projekteve të përbashkëta në sferën e mbrojtjes dhe industrisë”, tha Presidenca ukrainase përmes një njoftimi në Telegram, duke shtuar se Zelensky do të vizitojë një kantier detar ku po ndërtohen pjesë për Marinën ukrainase. Ai po ashtu do të takohet me përfaqësuesit e kompanive turke të mbrojtjes.

Presidenca turke tha se bisedimet do të përfshijnë edhe “diskutime të detajuara për rrjedhën e luftës Ukrainë-Rusi, për situatën aktuale sa i përket vazhdimisht të Marrëveshjes për korridorin e drithërave [në Detin e Zi] dhe përpjekjet për një paqe të qëndrueshme në rajon”.

Turqia, shtet anëtar i NATO-s, ka mbajtur raporte të mira me Moskën dhe Kievin dhe së bashku me Kombet e Bashkuara ka ndërmjetësuar një marrëveshje që i ka lejuar Kievit eksportimin e sigurt të drithërave nga portet e tij. Por, korrikun e kaluar Rusia u largua nga marrëveshja, e njohur si Nisma e Detit të Zi, pasi argumentoi se eksportet e saj ushqimore dhe të plehrave artificiale nuk gëzonin të njëjtat kushte.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate