12/23/2025 1:43:38 PM

Kurti në Gjinekologji: Këtu lind jeta edhe momentet fare të shkurtra bëhen vendimtare

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Klinikën e Gjinekologjisë, pa afër punimet në kuadër të renovimeve në katër reparte kësaj Klinike që mbulojnë nga gjithsej 13 reparte që numëron kjo klinikë. Këto renovime që mbulojnë një hapësirë prej 5000 metra katror, përfshijnë korridoret, dhomat, shtretërit.

Në njoftim thuhet se në kuadër të këtij projekti për renovime përfshihet edhe digjitalizimi i pjesës hyrëse të Klinikës, pra tek recepsioni, i cili do të lehtësoj punën e stafit dhe do të minimizoj pritjet e gjata të pacientëve për të marrë shërbime. 

Heronj të heshtur të gjallë, kështu i quajti kryeministri Kurti, mantelbardhët ndaj të cilëve shprehu falënderime dhe mirënjohje të thellë për angazhimin, kontributin, punën dhe përkushtimin e pandalshëm. “Le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ashtu siç ishim dakorduar që Gjinekologjia të jetë në prioritet të kësaj qeverie për investime dhe përmirësimin e kushteve për gratë e vajzat tona, jam i lumtur që jemi pothuajse në mbarim të punëve të cilat i kemi diskutuar, e që në fillim na janë dukur të pamundshme.

Jam i lumtur që pas këtyre renovimeve kushtet e juaja dhe potenciali i juaj për të dhënë shërbime sa më të mira për pacientet tona do të jetë në një nivel tjetër”, citohet në komunikatë ai, duke falënderuar drejtorin e SHSKUK-së dhe atë të QKUK-së për bashkëpunimin dhe koordinimin e jashtëzakonshëm në arritjen e kësaj objektive.

Me këtë rast, edhe drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, tha se në këtë projekt që po punohet në jetësimin e tij, do të futen 3 shërbime të reja pas renovimeve që po bëhen në Klinikën e Gjinekologjisë, shërbime këto që përfshijnë Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, i cili pritet që shumë shpejtë të funksionalizohet pasi që pajisjet veçse janë në tenderim, Mjekësinë Fetale, Shërbimin e Amnoicentezës, ku ky i fundit nënkupton identifikimin e anomalive tek fëmijët në barkun e nënës që në muajt e parë të formimit. Ai shtoi se këto shërbime do të bëhen për herë të parë në Republikën e Kosovës, në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Gjinekologjike.

“Kryeministri i shoqëruar nga ministri Vitia, Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, drejtori i QKUK-së, Osman Hajdaraj dhe Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, zhvilluan një takim me stafin e kësaj klinike, të cilët shprehen falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen që vjen nga Qeveria përmes krijimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, e cila për ta nënkupton edhe inkurajim e përkushtim më të lartë në ofrimin e shërbimeve më cilësore për pacientët”, thuhet në komunikatë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate