Suedia është bërë zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s pasi përfundoi procesin e anëtarësimit në Uashington. Dorëzimi i dokumenteve u bë në një ceremoni dy vjet pasi Suedia aplikoi për t'u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se "uniteti dhe solidariteti" do të jenë "dritat udhëzuese" të Suedisë.
"Gjërat e mira vijnë për ata që presin."- tha Sekretari amerikan i Shtetit Blinken.
"Aleanca jonë mbrojtëse është tani më e fortë dhe më e madhe se sa ka qenë ndonjëherë."- shtoi ai, duke falënderuar Suedinë për "rezistencën" e saj.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një deklaratë në X se Suedia sjell me vete "forca të armatosura të afta dhe një industri të mbrojtjes të klasit të parë" dhe se aleanca ishte bërë "më e fortë dhe më e sigurt"