12/21/2025 11:37:18 AM

Qeveria pret zbatimin e vendimit për tokën e Manastirit të Deçanit

Duhet të lexoni

Qeveria e Kosovës pret që vetëqeverisja lokale në Deçan – komunë në pjesën perëndimore të vendit – ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, ndërsa Komuna e Deçanit, e cila, gjatë gjithë këtyre viteve e kundërshtoi zbatimin e këtij vendimi, thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

Kjo komunë udhëhiqet nga zyrtarë të partisë opozitare të Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Rregullat për përdorimin e përmbajtjes sonë

Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

Zyrtarë të pushtetit qendror dhe lokal, përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përsëritën në disa raste se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e vitit 2016, legalizoi një vendim të vitit 1997 të ish-udhëheqësit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, përmes të cilit “toka iu dhurua Manastirit”.

Komuna e Deçanit dhe drejtoritë përkatëse, përfshirë Kadastrën, pretendojnë se kjo sipërfaqe u takon ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë Manastirit të Deçanit.

Edhe pse Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vazhdon ta konsiderojë të padrejtë atë vendim, Radio Evropa e Lirë merr vesh se ajo është duke zhvilluar bisedime me vetëqeverisjen lokale dhe aktorët përkatës, me qëllim zbatimin e tij, përpara sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Kjo justifikohet edhe me “respektimin e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës”.

Siç merret vesh, Qeveria është e gatshme që ta ftojë publikisht komunën për ta zbatuar “vendimin e dhimbshëm”, me qëllim që të dëshmohet se “Kosova është shtet ligjor”.

Ndonëse “nuk do që ta obligojë komunën” për ta zbatuar vendimin, me shpresën se kjo do të arrihet “në mënyrë të pavarur dhe pa presion”, Qeveria beson se po shkon “në drejtimin e duhur”.

Në një prononcim kryetari i Komunës së Deçanit, Ramosaj, tha se deklaratat e tij për këtë çështje janë publike dhe se nuk dëshiron të shtojë asgjë më shumë.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës kërkon zbatimin e vendimit, ai tha se “nuk beson se Qeveria do ta kërkojë një gjë të tillë”.

Edhe Dioqeza e Rashkës-Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë u pyet se a po diskutohet për kthimin e pronës te Manastiri i Deçanit dhe se çfarë pret ajo, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Nga Manastiri i Deçanit thanë më herët se ata refuzojnë të kontaktojnë me autoritetet e Kosovës, për shkak të “retorikës së tyre ndezëse politike”, dhe se kryeministri Kurti mund t’i vizitojë ata “vetëm nëse sjell me vete një ekstrakt nga Kadastra e pronës së manastirit, në të cilin do të shihej qartë se toka është regjistruar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Shtetet e QUINT-it vazhdimisht i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë. Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në rast se Kosova merr dritën jeshile në Asamblenë e Përgjithshme, atëherë fjalën e fundit duhet ta japë Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës – gjë të cilën Qeveria e pret të ndodhë në muajin maj.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Është themeluar më 1949.

Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat brenda juridiksionit të atij shteti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate