12/20/2025 2:36:36 PM

Shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, shpallet konkurs ndërkombëtar

Duhet të lexoni

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot do të shpallet konkurs ndërkombëtar për vendosjen e monumentit të Adem Jasharit dhe familjes së tij në kryeqytet. Sipas Ramës, kjo shtatore do të jetë e karakterit modern që pasqyron të kaluarën e tij dhe të popullit të Kosovës.

Këto komente Rama i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajazitit në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ne kemi ndarë buxhetin për këtë edhe vitin e kaluar. Ishim të gatshëm ta shtyjmë përpara monumentin e heroit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, por ishim në diskutim edhe me familjen e heroit legjendar, për vendosjen e monumentit, dhe tash kemi vendosur që ta shpallim një konkurs ndërkombëtar, që me siguri do të bëhet sot, ku do të kërkojmë nga arkitektë, artistë e historianë të punojnë bashkë për të prezantuar ide të ndryshme, se si do të duket monument i ndërlidhur me peizazh, por edhe për propozimet për lokacionet e ndryshme që mendojnë arkitektët, artistët e historianët se do të ishte e përshtatshme për këtë monument”, ka thënë Rama.

Ai ka deklaruar se kryeqyteti kërkon që monumenti të jetë i qasshëm me qasje të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

“Sheshi Adem Jashari e ka emrin mirëpo nuk do më thënë domosdoshmërisht që me qenë monumenti aty, për arsyeje se heroizmi, liria të cilën e ka sjellë heroizmi i aspektit monumental i Adem Jasharit me gjithë familjen që kanë dhënë jetën për këtë vend, do të thotë se ata janë në secilin cep të vendit tonë” deklaroi ai.

Sheshe të Adem Jashari, sipas tij, ka edhe në qytete tjera dhe nuk do të thotë që “nëse ne ia vëmë emrin një sheshi Adem Jashari që domosdoshmërisht me qenë monumenti aty”.

”Ideja është që me qenë diku që është e pashme pra që ka qasje të drejtpërdrejtë të qytetarëve që munden me i shpreh nderime, por edhe me përdor për shembull teknologjinë e re, inteligjencën artificiale, për të treguar historinë se çka ka ndodh. S’duhet të jetë monument klasik, por të jetë diçka shumë e avancuar që ndërlidh të kaluarën, të tashmen dhe e projekton të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Rama.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate