12/20/2025 10:46:13 AM

“Identik se qysh e tregon Besarta”, Bekim Jashari thotë se në vitin 1995 kishte parë ëndërr ngjarjen e 5, 6 dhe 7 marsit

Duhet të lexoni

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka bërë një rrëfim interesant, ai ka treguar se si në vitin 1995 kishte parë në ëndërr komplet ngjarjen e 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz.

Jashari tha se pas ëndrrës në momentin e zgjimit ka qarë pa pushim, edhe pse ishte i vetëdijshëm që ishte një ëndërr.

E kam pa një ëndërr se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars. Dhe këtë ëndërr e kam parë në 95’tën. Edhe pse thonë që ëndrrat e mëngjesit nuk tregojnë, por fatkeqësisht mua më ka treguar. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit kur më ka dal gjumi, isha kon duke kajt dhe e kisha bo jastëkun qull, me lot. E pash veten që është ëndërr, por prapë s’mujsha mu ndal, ama e kam pa komplet ngjarjen se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars”, tha ai në “Debat Plus”.

Tutje ai shpjegoi se si ëndërra i doli identike me rrëfimet e ngjarjes së rëndë të Besartës dhe Bashkim Jasharit.

“Identik se qysh e tregon motra Besarta, Bashkimi, komplet identik e kam parë ngjarjen se qysh ka ndodh. Në ëndërr e kam parë se cka ka ndodh me një kushëri tonin, Sahit Jasharin. Vazhdova prapë me qajt deri sa ra zilja e derës erdhi një shoq, që djali i mixhës së tij ka qenë shok i ngushtë i babait tim, Hamzës, i Majacit të Podujevës, Afrim Zena…ra zilja dhe e kam pa në ati spijunkën e derës dhe kam ik në banjo, mu mundu me i pastru sytë e mu kthjell. Pas 10 minutash trokiti në derë të banjos dhe më pa më sytë e kuq… i tregova dhe më tha ta dhezi shuplakë se ëndërr është…po thash ‘po e di por s’po muj nalna, se di pse’ “.

Por, Jashari tha se kur ka ndodh sulmi në Prekaz “kush lot n’su s’më ka pa”.

Ai gjatë rrëfimit tregoi se këtë ëndërr ia ka thënë axhës së tij dhe të tjerëve në familje.

Nuk e di a ka qenë viti 1996 apo 1997, ramë me flejtë në një dhomë, mixha, unë Murati edhe se kush ka qenë dikush mysafirë, një nip i joni, nuk më kujtohet. Mixha po i bën lutjet kur shkon me flejt…’ishalla çohemi mirë në mëngjes e nuk nijmë naj lajm të keq…’, edhe Murati, se ai jetonte pak më larg se ne, e unë jetoja me mixhën, tha ‘ej doni mem lan pa flejt, çka po folni kështu palidhje’, edhe mixha po i thotë ‘s’jam duke fol palidhje, por jemi në një situatë të keqe, duhet me mendu që në mëngjes ose para mëngjesit bën telefoni ose të lajmëron dikush se ka ndodh diçka atje për familjen në Prekaz. Dhe aty e kam shpjegu, ‘sa jeni kan në Shqipni qishtu-qishtu e kam pa një andërr’, e po ma bën Murati ‘edhe ëndrrat ti i ki palidhje’, e mixha tha ‘duhet me prit edhe atë që ndodh’ “, tha Jashari në rrëfimin e tij.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate