12/20/2025 10:25:35 AM

Sarrazin: Kam frikë se rruga e Kurtit mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës

Duhet të lexoni

I dërguari i posaçem i Gjermanisë për Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kërkoi më shumë vullnet politik dhe palët të ndërmarrin veprime konkrete, pasi sipas tij, nuk është detyra e Bashkimit Evropian të jetë arbiter.

Emisari gjerman kërkoi që Serbia të shkojë në rrugën drejt BE-së dhe kërkoi nga Beogradi të vendos sanksione ndaj Rusisë. Për sa i përket marrëdhënieve të Kurtit me ndërkombetaret, Sarrazin tha se nuk është në interesin afatgjatë të Kosovës që të humb mundësitë drejt BE-së.

“Rruga në të cilën po ecën qeveria e zotit Kurti në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se kjo mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Sarrazin për abcneës.al.

Emisari gjerman komentoi edhe samitet e mbajtura në Tiranë dhe bëri thirrje që të mos përdoret e kaluara për të rritur ndjenjat nacionaliste, por vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.

“Mendoj se nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë ide të përgjithshme të samitit, i cili u organizua për të treguar se Moldavia, Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkë dhe së bashku mund të arrijnë shumë dhe duhet ta shohin njëri-tjetrin pozitivisht, kuptojnë dhe dinë se çdo hap që bën një nga këto vende do të ndihmojë gjithashtu të tjerët. Kjo është shumë pozitive. Dhe gjithashtu kjo, ajo që ndjeva si atmosferë mes liderëve, ishte shumë e rëndësishme. Dhe më pas, Tirana mundi të jepte një mundësi për një takim dypalësh të zotit Zelenski dhe zotit Vuçiç, i cili natyrisht ka disa synime, të cilat ju e dini, ndoshta edhe të dobishme për palën serbe, por gjithsesi, është një fazë e mirë, padyshim”, ka thënë Sarrazin.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate