5/16/2026 6:14:12 AM

Zyrtari i UNMIK-ut që u shpall “non grata” po bënte presion mbi serbët e veriut

Duhet të lexoni

Një zyrtar ndërkombëtar, brenda UNMIK-ut, me inicialet P.T. ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, i cili sot u shpall “persona non grata” nga Republika e Kosovës, ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale. 

“Që moti Antonov ka raporte shumë të mira me strukturat serbe në veri të Kosovës, mirëpo kohën e fundit ai ishte duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat politike serbe në komunat me shumicë serbe”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar P.T. brenda administratës së UNMIK-ut. Ai, ka shtuar se Antonov, në të kaluarën ka punuar si zyrtar policor.

Ai më tej ka vazhduar se, “aq presion të madh ka ushtruar, sa për këtë serbët e kanë lajmëruar edhe Petar Petkoviqin dhe presidentin serb Vuçiqin”, raporton televizioni publik.

Antonov, sipas këtij zyrtari ndërkombëtar në UNMIK, ka qenë i angazhuar edhe në zmadhimin e elementit prorus në bllokadat që ishin bërë në veri në shtatorin e këtij viti, kur serbët po kundërshtonin masat e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa.

“Antonov ka pasur kontratë me UNMIK-un deri në qershor te vitit 2022, dhe UNMIK dy herë ka pranuar vërejtje për veprimet e tij në Mitrovicë”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar./GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate