5/17/2026 3:18:11 AM

Pallaska: Thaçi mundi ta kundërshtojë arrestimin dhe paraburgimin e tij, nuk e ngarkoi Kosovën as postin e presidentit

Duhet të lexoni

Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska ka folur për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Speciale.

Sipas tij, është shokuese çështja e paraburgimit dhe atë sipas Pallaskës për arsye të ndryshme.

Sipas avokatit, arsyeja e parë është se mohohet kundërshtimi me faktin së Thaçi nuk është arrestuar por është vetë dorëzuar.

“Është shokuese çështja e paraburgimit dhe atë për një numër për arsye të ndryshme. Së pari dhe më e arsyeshmja mohohet në kundërshtime me fakte të ditura botërisht se zoti Thaçi nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar. Dhe jo vetëm kaq, zoti Thaçi ka qenë president në detyrë në momentin kur është shpalosur konfirmimi i aktakuzës në atë cilësi ka pasur imunitet personal nga ndalimi dhe arrestimi edhe për vepra personale që ka kryer jashtë detyrës dhe këtë nuk e them unë, por e ka thënë Gjykata e Kosovës dhjetë vite më parë në një lëndë kur i ka interpretuar imunitetet duke përfshirë edhe presidentin e Kosovës, duke e ditur”, tha Pallaska në RTK.

Tutje ai ka shtuar se ish-presidenti Thaçi ka mundur të kundërshtojë arrestimin, dhe paraburgosjen e tij në bazë të një norme kushtetuese, por sipas Pallaskës, Thaçi zgjodhi të vetëdorëzohet dhe të shkoj atje që të ballafaqohet me akuzat si një qytetar i lirë.

“Pra zoti Thaçi përkundër këshillimit që ekziston një mundësi ta kundërshtojë arrestimin dhe paraburgosjen e tij mbi bazën e një norme kushtetuese, ai ka zgjedhur që të vet-dorëzohet në bashkëpunim me gjykatën dhe që të mos e ngarkojë shtetin e Kosovës e as pozitën e presidentit duke mos përfituar një privilegj që i ka takuar sipas Kushtetutës së Kosovës dhe të shkojë atje që të ballafaqohet më akuzat si një qytetar i lirë. Ky fakt mohohet dhe ai gjithmonë cilësohet si një person i arrestuar”, ka theksuar avokati Pallaska.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate