Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar për zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
18 vjeçari ishte rrahur brutalisht me shkop nga dy persona më 15 janar.
Lidhur me rastin, policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje. Ata fillimisht dyshoheshin për “vrasje në tentavitë”, ndërkaq tani ngarkohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë pati njoftuar se dy të dyshuarit janë të mitur.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë“.