Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot përmes platformës së facebook-ut ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.
Kjo vjen pas disa ditëve paralajmërimesh nga zyrtarët e BDI-së, por edhe nga vet kreu i partisë, Ali Ahmeti. Në bllokun shqiptar, do të kemi dy kandidatë për president, Bujar Osmanin nga BDI dhe Arben Taravarin nga opozita.
Edhe LSDM dje e kishte prezantuar se edhe ata do të kenë kandidatin e tyre për president sikurse edhe partitë tjera opozitare si VMRO dhe Levizja Evropiane per Bashkim po ashtu do të kenë kandidatin e tyre për president.