9/18/2025 6:05:44 PM

Osmani: Masat ndaj Kosovës po krijojnë mungesë ekuilibri në dialog

Duhet të lexoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që të hiqen masat ndëshkuese që vitin e kaluar Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së disa kërkesave që kishin të bënin me shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.Gjatë një takimi me shefin e zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, atë të Italisë, Antonello De Riu dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë, MathiasConrad, Osmani tha se masat janë “të padrejta” dhe po krijojnë “mungesë ekuilibri në dialog” me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Osmani shtoi se Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së kërkesave të faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.“Heqja e masave do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta”, tha Osmani, sipas një njoftimi për media.

Verën e vitit të kaluar, BE-ja ndërmori masa ndëshkuese kundër Kosovës, përfshirë anulimin e disa fondeve dhe takimeve të nivelit të lartë, për shkak se Kosova nuk iu bind disa kërkesave të saj për të shtensionuar situatën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.Në mesin e kërkesave të BE-së, por edhe Shteteve të Bashkuara ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veriun e Kosovës, pasi ato të prillit të vitit 2023 u bojkotuan nga serbët, gjë që bëri që zgjedhjet në katër komunat në veri të fitoheshin nga kryetarët shqiptarë.

Osmani, sipas njoftimit bisedoi për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Presidentja ritheksoi se e drejta për të kërkuar largimin e kryetarëve nëpërmjet nënshkrimeve është e drejtë që u takon qytetarëve dhe se tani pret që në KQZ të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe udhëzimin administrativ në fuqi”, u tha në njoftim.

Në Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, qytetarët serbë kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve për nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e kryetarëve komunalë shqiptarë.Peticioni është organizuar në përputhje me një udhëzim administrativ të miratuar, që u mundëson qytetarëve shkarkimin e udhëheqësve komunalë.

Gjatë takimit Osmani po ashtu foli për përleshjet mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj, duke thënë se Serbia “nuk po përballet me përgjegjësi për nxitjen e sulmit” ndaj paqeruajtësve të misionit të NATO-s në Kosovë.Majin e vitit të kaluar, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve shqiptarë dhe tensionet kulmuan në protestën në Zveçan, ku gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe pjesëtarëve të KFOR-it u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët./rel/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate