12/19/2025 4:01:01 PM

Komandanti Ulutas: Sulmi në Banjskë dhe ai ndaj KFOR-it të papranueshëm, autorët të mbahen përgjegjës

Duhet të lexoni

Komandanti i KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas, e ka cilësuar sulmin ndaj KFOR-it në veri më 29 maj dhe sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, të papranueshëm.

Ai tha se sulme të tilla nuk duhet përsëritur më derisa shtoi se autorët e tyre duhet të mbahen përgjegjës e të sillen para drejtësisë.

I pyetur se a mund të diskutohet rasti i Banjskës me komandën ushtarake serbe, e cila u akuzua se i liroi asetet ushtarake për trajnimin e grupit terrorist, Ulutas tha se “KFOR-i komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe vendor. Po i diskutojmë të gjitha zhvillimet relevante të sigurisë në rajon”.

Komandanti i KFOR-it theksoi se kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kryejnë hetimet e nevojshme në mënyrë që të konstatohen të gjitha faktet.

Pikë së pari, sulmi i 29 majit ndaj trupave të KFOR-it dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës ishin të papranueshme dhe nuk duhet të përsëriten. Autorët e kësaj dhune duhet të mbahen përgjegjës. U kemi bërë thirrje autoriteteve përkatëse në Prishtinë dhe Beograd që t’i kryejnë hetimet ligjore të nevojshme për t’i konstatuar faktet dhe për t’i sjellë personat përgjegjës para drejtësisë. Të gjitha këto pika u bënë shumë të qarta edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij në rajon në nëntorin e kaluar. Në vazhdën e dhunës, NATO zbarkoi rreth 1,000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh kontingjentit tonë në Kosovë gjatë një dekade. Kjo tregon se NATO është e gatshme që ta ruajë paqen”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ulutas u shpreh se forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë janë të gatshëm të përballen me çdo situatë.

“KFOR-i ka një prani të shpejtë, fleksibile dhe të dukshme në te gjithë Kosovën. Ne mbetemi vigjilent dhe të përqendruar në zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të misionit tonë me mandat të OKB-së. Jemi të pajisur mirë dhe të gatshëm që të përballemi me çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe vazhdojmë që të operojmë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in”, tha ai.

Ndër të tjera, komandanti i KFOR-it foli edhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë (FSK).

Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-së, i cili është i ndarë nga KFOR-i, ka mandat që të punojë krah-për-krah me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me mandatin origjinal të FSK-së, si forcë e mbrojtjes civile”, tha ai.

Ulutas e citoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, i cili kishte thënë se zbarkimi i FSK-së, në veri kërkon pëlqimin e KFOR-it.

“Sa i përket zbarkimit të FSK-së në veri të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ishte shumë i qartë në këtë pikë gjatë vizitës së tij në Prishtinë, në nëntor. Ai theksoi se: “çdo zbarkim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it”. Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të këtij zotimi nga Institucionet në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së gjithashtu theksoi se “Ne presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës ose të Policisë së Kosovës që mund të ketë ndikim në sigurinë rajonale”, tha ai.

Ai theksoi se është në kontakt të rregullt me “përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”.

“Unë llogaris në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, pasi këto kanale të komunikimit mbeten kyçe për ta mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për ta ruajtur stabilitetin në rajon”, përfundoi Ulutas.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate