9/16/2025 3:30:36 PM

Jep dorëheqje zëvendësministri i Kurtit i përfshirë në ryshfet

Duhet të lexoni

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Veliji përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se dorëheqja ka ardhur si shkak i mosmarrëveshjeve me Duda Baljen, me të cilën bëjnë pjesë në një parti politike.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të thella që ekzistojnë prej kohësh me znj. Bale, po ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqjen nga posti i Zëvendës Ministres për Zhvillimin Rajonal. Fatkeqësisht, zonja Bale e pa “të ardhmen tonë” në metodat destruktive të rrënimit dhe degradimit të shoqërisë kosovare duke besuar se duhet të marrë një mandat tjetër për veten e saj përmes bashkëpunimit të pakushtëzuar me njerëz që nuk e mendojnë mirë vendin tonë!“, ka shkruar Veliji.

Veliji ka akuzuar Baljen se beson që do të marrë një mandat tjetër përmes “bashkëpunimit me njerëz që nuk e mendojnë të mirën e vendit”.

Unë besoj se ne duhet të jemi më të zgjuar dhe më të fortë se ajo dhe politika e saj shkatërrimtare, e cila synon të na kthejë në vitet ’90 dhe të kthejë popullin tonë në mungesë shprese dhe paligjshmëri”, ka theksuar ai.

Rikujtojmë se një hulumtim i Insajderit i nisur muaj më parë pas një denoncimi publik ka zbuluar se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti. Insajderi kishte sjell audio-incizimet që dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

“… a të ka kallëzu ai sa përafërsisht munet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”. Janë këto disa pjesë të bisedave që zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji i bën më një person e ku flasin për një aferë ryshfeti.

Zëvendësministri Veliji, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti, në këto audio-incizime që i kishte siguruar Insajderi e që janë deponuar edhe në Policinë e Kosovës, flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Megjithatë në fund Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte vendosur që ta mbyll hetimin kundër tij.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate