9/17/2025 2:55:22 AM

Haradinaj: Grevat e Minatorëve, akte të guximshme dhe momente kthese në rrugën tonë drejt lirisë

Duhet të lexoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në shënim të 35-vjetorit të Grevës së Minatorëve ka kujtuar veprën e më shumë se 1300 minatorëve të asaj kohe.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur siç tha ai, themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë, shkruan Arbresh.info.

“Rikthimi i Trepçës në burim jete ishte mënyra më e mirë për të shpërblyer sakrificën e atëhershme të punëtorëve të devotshëm.”, u shpreh ai.

Më tej, kreu i AAK-së theksoi se gjatë mandatit të tij, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruan si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Ky ishte një hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë e nevojshme për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, për punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit dhe shtetit të Kosovës, si dhe për të mbështetur vetë Minatorët, duke i bërë hisedarë me 20% të aksioneve.”, tha ai.

Ndërkaq vlerësoi se sot kjo ndërmarrje po menaxhohet dobët.

Fatkeqësisht, kur jemi 5 vjet nga votimi i Statutit të Trepçës, menaxhimi i dobët dhe mungesa e investimeve serioze, këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze.”, u shpreh ai.

“Është turpëruese retorika mashtruese e pushtetarëve e cila nuk e mbulon mungesën e financave, situatën me borxhe e prodhim material. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale.”, shtoi Haradinaj.

“Trepça ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fortë i ekonomisë sonë!”, përfundoi ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate