5/17/2026 1:28:40 PM

Artan Hoxha tregon si i trafikuan bandat shqiptare 10 milionë euro kokainë nga Ekuadori në Ukrainë

Duhet të lexoni

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga 2021 gazetari Artan Hoxha në një bisedë në “ABC Live” thotë se fokusi i agjencive ligjzbatuese në vend duhet të jetë tek krimi i organizuar.


Hoxha thekson se ndaj krimit të organizuar është humbur shumë terren, ndërsa shtoi se drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano deri më tani ka dhënë disa mesazhe që duken pozitive.

Megjithatë, shton ai, bandat mund të luftohen vetëm me inteligjencë. Për të ilustruar sesa i përparuar është krimi i organizuar, gazetari tregoi se agjencitë e zbatimit të ligjit në Ukrainë kanë arrestuar një grup shqiptarësh që trafikonin kokainë nga Ekuadori në Odessa.

“Bëhet fjalë për 10 milionë dollarë kokainë të transportuara në Lindje. Kjo çështje është në gjykim. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptar i njohur, i përfshirë në marrjen peng të financierit të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Në organizate kishte edhe rumunë.”

Hoxha thekson se bëhet fjalë për një operacion të madh që është realizuar duke ndjekur një linjë të re. Lënda narkotike ngarkohet në Amerikën Jugore e më pas ndalesa është Afrika e Jugut, nga Afrika e Jugut në Ukrainë nëpërmjet ajrit dhe ujit.

“10 milionë dollarë kokainë nga Ekuadori në Det të Zi, është operacion i madh. Te Ukraina kanë interes sepse është shtet me numër të madh popullsie. Po që shqiptarët të shkojnë në Ukrainë, një vend që ka vetë një strukturë të fortë kriminale, mafia ruse është e interesuar ta kontrollojë. Në ditët në vijim do të kem informacion të zgjedhuar.”

Transporti është bërë si në rastet e tjera, me kontejner me fruta ekzotike.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate