9/19/2025 5:49:52 AM

Haziri: Osmani po luan rolin e zjarrfikësit mes Kurtit e ndërkombëtarëve

Duhet të lexoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Qeveria duhet të ulet me aleatët dhe të bisedojë për çështjen e dinarit.

Kështu u shpreh ajo në një intervistë për televizionin arab “Al Aan”, teksa shtoi se për të dalë nga kjo situatë, duhet të arrihet një marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, për zbatimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, për të punuar rreth kësaj çështjeje”, deklaroi Osmani.

Lidhur me këtë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se presidentja nuk pyetet e as nuk i dëgjohet fjala dhe se këtë krizë e ka bërë Kurti për tri vjet, ndërsa Osmani s’ka pasur rol mbi palët.

“Nuk pyetet Presidentja e në këtë rast as nuk i dëgjohet fjala. Kurti këtë krizë politike me aleatët e ka vazhduar për herën e tetë për tre vjet administrimi të qeverisë VV/Guxo/Minoritetet. Asnjëherë nuk ka arritur të jetë mbi palët në rolin e saj”, thotë ai.

Haziri vlerëson se Osmani po e luan tani rolin e zjarrfikësit mes Kurtit e ndërkombëtarëve, ndërsa që këtë s’po e bën edhe mes Kurtit e sindikatave.

“Roli i zjarrfikësit në mes Kurtit e partnerëve ndërkombëtarë po bëhet por jo në mes Kurtit e sindikatave apo edhe opozitës dhe shoqërisë civile. Ambasadori Hovenier ka zbardhur këtë raport me Qeveri dhe shumicën parlamentare”, shprehet nënkryetari i LDK-së.

Ai shton se LDK mbetet e përkushtuar në tejkalim të kësaj situate, teksa shton se Kurti e ka humbur besimin dhe po prodhon vendime të ngutshme, ku Kosova po paraqitet si burim destabilizimi.

LDK mbetet e angazhuar për të tejkaluar këtë gjendje përkundër rolit opozitar. Kurti ka humbur besimin. Po prodhon vendime të ngutshme. Kosovën e ka bërë burim të politikave e lajmeve të këqija…po na paraqesin si burim destabilizimi”, deklaron Lutfi Haziri.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate