9/19/2025 11:16:43 AM

Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s’do të thotë që pajtohemi çdoherë

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të mira, duke shtuar se si aleatë “nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdo herë”.

Kurti është shprehur të hënën se Qeveria e ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e ndaloi përdorimin e dinarit serb.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se zhvillimet e fundit rreth dinarit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.

Unë nuk e kam mbajtur qëndrimin e asnjë shteti tjetër, por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur për raportet tona. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i mirë, ne jemi partnerë, aleatë, miq, por kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një Rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”, ka thënë Kurti.

Kurti, që mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit, ka thënë se do të shkojë në Bruksel nëse do të ftohet për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.

“Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel, e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua, marrëdhëniet do normalizoheshin qysh në vitin e kaluar, por nëse nuk është bërë në shkurtin dhe marsin e vitit 2023, e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo”, është shprehur Kurti.

Kreu i Qeverisë ka theksuar se me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kanë diskutuar për dialogun dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve.

 

“...Por nuk më është thënë se do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel. Nëse më vjen ajo ftesë natyrisht se do ta shqyrtojmë dhe unë në përgjithësi jam pozitiv, por e ritheksoj që shkeljet e deritashme e mosrespektimet e marrëveshjeve që i ka bërë Serbia, e që kulmuan me letrën e kryeministres Bërnabiq, që ajo praktikisht u tërhoq nga marrëveshja, e praktikisht ato anulohen me nënshkrim”, ka theksuar Kurti.

Derisa ka folur për marrëdhëniet me Serbinë, ai ka thënë se ky shtet fqinjë nuk po armatoset për t’u mbrojtur.

Sipas Kurtit, Serbia nuk ka se nga kush të mbrohet.

“Ajo e blen për shkak të Kushtetutës së saj agresive dhe projekteve të saj serbomadhe. Në veçanti blen armatim nga Federata Ruse dhe nga Kina për bindjen time ajo dëshiron që t’i dëshmohet sidomos Kremlinit që është në vazhdimësi me politikën e Putinit pikërisht se është agresive ndaj Kosovës. Ne kemi dëgjuar shpesh teza se Beogradi ka marrëdhënie të mira me Moskën se i nevojitet Moska në raport me Kosovën. Unë do të thosha që kjo është e vërtetë mirëpo edhe e kundërta është e vërtetë”, ka thënë ai. Sipas tij, Beogradi është shumë agresiv ndaj Kosovës pikërisht që të dëshmohet karshi Putinit. “Sepse Putini nuk i beson askujt dhe si një diktator disputik ka nevojë që ata që i konsideron miq t’i dëshmohen atij dhe këtë e bën presidenti i Serbisë, Vuciq i cili duke blerë armatime dhe duke dhënë deklarata agresive ndaj Kosovës dëshmohet me besnikërinë e tij te president i Rusisë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se normalizimi duhet të bëhet, por ka thënë se ky normalizim i raporteve s’mund të arrihet njëanshëm.

“Pra, nuk mund të kemi një normalizim i cili është në kundërshtim me të drejtën e Republikës së Kosovës për të ekzistuar, për t’u mbrojtur e për të qenë e lirë. Por, duhet të jetë edhe sipas standardeve dhe normave evropiane, meqenëse Brukseli është vendi ku bëjmë marrëveshje dhe bashkëbisedojmë, por njëkohësisht edhe Brukseli përcakton kornizën, le të themi kornizën politike dhe vlerore të kontinentit që i përkasim”, ka deklaruar ai. KOHA

Kurti ka potencuar se pret mbështetje nga Shqipëria “gjithnjë më shumë e më mirë se sa nga kushdo tjetër”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate