12/22/2025 12:15:25 AM

Studentët e Fakultetit Juridik të UP dalin fitues në garën rajonale në Podgoricë

Duhet të lexoni

Studentët e Fakultetit Juridik të UP dalin të parët në garën rajonale në Podgoricë

Ekipi i Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës, pjesëmarrës në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot, ka fituar vendin e parë në para-garën rajonale të mbajtur në Podgoricë. Po ashtu, studentja e ekipit, Morea Pula, ka fituar titullin e folëses më të mirë të garës. 

Para-gara e mbajtur në Podgoricë ka për qëllim përgatitjen e ekipeve për garën kryesore, e cila do të mbahet në Vjenë në muajin mars 2024. Kjo para-garë është njëra ndër para-garat më të rëndësishme rajonale, e cila përbëhet nga ekipe të universiteteve më prestigjioze rajonale dhe evropiane. 

Suksesi maksimal i studentëve të UP-së, në këtë para-garë paraqet një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së ekipit për pjesëmarrje në garën kryesore. Ekipi fitues i Fakultetit Juridik të UP përbëhet nga: Ariana Rexha, Dea Fetiu, Melisë Sejdiu, Morea Pula, Nol Musa dhe Rea Hadri. Ndërkaq, trajnerët e ekipit janë Prof. Ass. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj. Gara VIS Moot është në mesin e garave që tani janë pjesë e programit të përhershëm të Fakultetit Juridik, pas akreditimit të programit të reformuar, ku studentët marrin kredi/ECTS, dhe finacohen nga buxheti i fakultetit, UP dhe nga partnerët.

Pjesëmarrja e studentëve edhe në këtë rast është mundësuar nga fakulteti, UP dhe partnerët, e për çka UP falënderon në mënyrë të veçantë Departamentin Amerikan të Shtetit, Programin për Zhvillimin e të Drejtës Kontraktore (Contract Law Development Programme), për mbështjetjen e ofruar për pjesëmarrjen në këtë para-garë.

Fakulteti Juridik dhe UP, në vitet e fundit, kanë krijuar mbështetje të qëndrueshme të pjesëmarrjes së studentëve në garat më prestigjioze për studentët e drejtësisë, e ku edhe rezultatet dhe përfaqësimi është i jashtëzakonshëm. UP, përgëzon studentët, trajnerët e ekipit dhe fakultetin për suksesin e arritur.? 

Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,2628


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate