5/17/2026 9:41:15 PM

Vetëm 6 nga 185 kandidatët e kualifikuar për prokurorë kalojnë testin me shkrim

Duhet të lexoni

Vetëm gjashtë nga 185 kandidatët e kualifikuar për prokurorë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kanë kaluar testin me shkrim, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar Komisioni për Rekrutim i KPK-së. Në këtë njoftim bëhet e ditur se kandidatët të cilët nuk e kaluar këtë test, mund të ankohen brenda tri ditësh.

Nëse këtij numri nuk i shtohet asnjë kandidatë tjetër, KPK nuk do të arrijë të rekrutojë 19 prokurorë për 6 prokurori themelore, ashtu siç u planifikua kur u rishpall konkursi më 27 prill të këtij viti.

Në këtë konkurs kishin aplikuar 362 kandidatë, të cilët iu nënshtruan testit kualifikues më 21 nëntor dhe 185 prej tyre u kualifikuan. Ndërkaq, testin me shkrim që u mbajt më 19 dhjetor e kaluan vetëm gjashtë prej tyre.

Pas përfundimit të afatit të ankesave, sipas Rregullores së KPK-së, do të organizohet edhe intervista me kandidatët që kanë kaluar testin me shkrim.

Sipas konkursit të shpallur nga KPK, katër prokurorë planifikohej të pranoheshin në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, katër në Gjakovë, tre në Ferizaj, dy në Pejë, dy në Gjilan dhe një në Mitrovicë./GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate