Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën treditore të Sigurisë në Mynih, ka takuar Presidentin e ri të Finlndës, Aleksander Stubb, raporton Metropol Magazine.
Hoxhaj e ka falënderuar Stubb-in për miqësinë me Kosovën.duke shtuar “Kënaqësi e veçantë të takoj dhe të bisedoj me Presidentin e sapo zgjedhur të Finlandës Aleksander Stubb, një lider inspirues dhe një mendje gjeopolitike. E urova për përgjegjësinë e re shtetërore dhe e falenderova për miqësinë me Kosovën ????!”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj gjithashtu u takua me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics, të cilin e përshëndeti si mik të Kosovës në të kaluarën, dhe gjithashtu u takua me deputetin e Bundestagut Gunther Krichbaum për të diskutuar për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Gjermanisë. Metropol Magazine