5/18/2026 12:35:09 AM

Dështon zgjedhja e dy gjykatësve të Kushtetueses, asnjë kandidat s’i merr votat e nevojshme

Duhet të lexoni

Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i zgjedhë dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Asnjëri nga tre prej pesë kandidatëve që shkuan deri në rundin e tretë të votimit nuk arritën t’i merrnin votat e shumicës së deputetëve për t’u bërë gjykatës në autoritetin përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës në vend, raporton Gazeta Express.

Në rundin final votuan 79 deputetë. Etrur Maloku i mori 43 vota, Bardh Vokshi 41 vota dhe Hilmi Jashari 18 vota. 5 vota ishin të pavlefshme.

Nga pesë kandidatë sa ishin gjithsej, Shukri Sylejmani u eliminua në rundin e parë të votimit, sipas një procedure zgjedhore të miratuar paraprakisht nga Kuvendi që specifikoi se në rast se asnjëri nga kandidatët nuk e merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, në çdo rund do të eliminohej kandidati që merr më së paku vota.

Në rundin e dytë, Hilmi Jashari dhe Vigan Qorrolli i morën të dy nga 18 vota. Një votim u zhvillua vetëm mes Jasharit e Qorrollit që vendosi se cili prej tyre do të kualifikohej për të marrë garuar në rundin e tretë dhe final të votimit.

Jashari e fitoi garën me Qorrollin për të shkuar në ‘finale’ ku nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme të shumicës së deputetëve.

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i solli për votim në Kuvend emrat e pesë prej atyre që kishin aplikuar, të vlerësuar si më të kualifikuarit.

Nga testi me shkrim dhe me gojë të cilit ata iu nënshtruan paraprakisht, Hilmi Jashari ishte vlerësuar me 8.9 pikë; Etrur Maloku me 8.6 pikë; Bashkim Hyseni me 8.4 pikë (është larguar vetë nga gara); Vigan Qorrolli me 7.9 pikë pikë, Bardh Vokshi me 7.7 pikë dhe Shukri Sylejmani me 7.5 pikë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate