7/12/2025 11:18:41 AM

Ali Ahmeti: BDI do të ketë kandidatin për President!

Duhet të lexoni

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ditë më parë nuk e mohoi se mund të jetë kandidat i BDI-së për president të vendit, por gjatë së shtunës deklaroi se kjo çështje nuk është shtruar në organet e partisë dhe pas diskutimeve do të veprohet. Sipas tij, të gjitha opsionet mbeten të hapura. Por, një gjë, sipas deklaratës së liderit të integristëve, mbetet e qartë; BDI-ja do të ketë kandidat për president.

“Tani jetën e kemi përpara dhe duhet ndërtuar strategji duhet krijuar teren për hapat e mëtejshme”, tha Ahmeti.

-BDI a do të nxjerrë kandidat për President?

“Sigurisht edhe Bashkimi Demokratik për Integrim derisa u politizua kandidatura për President, edhe BDI do të ketë kandidatin e vet”, shtoi ai.

Këto komente kreu i BDI-së i bëri gjatë shënimit të “Ditës së Plisit” në Shkup, ku nën përkujdesje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në Teatrin Shqiptar në Shkup, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt Koncerti solemn i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar”, shkruajti në një postim në Facebook, zv/kryeministri Artan Grubi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate