Një person është therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Në disa fotografi shihet një person i shtrirë në tokë, ndërsa në vendin e ngjarjes prezente është edhe Policia e Kosovës.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.
Në këtë incident ka mbetur i plagosur me thikë nje person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia është duke e hetuar rastin.
” Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë për Express zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. /Express/