Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar popullin e Kosovës për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Urime popullit të Kosovës kur festoni sot përvjetorin tuaj të gjashtëmbëdhjetë si një demokraci sovrane, e pavarur, multietnike”, ka shkruar ai në Twitter, ku ka publikuar edhe deklaratë e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.